Meta mbyll konferencën i revoltuar: Boll i futën duart! Armiqtë e Shqipërisë do e marrin përgjigjen atje ku s’ua pret mendja

I pyetur për një deklaratë të Bashës, se nëse ai po zë vendin e kreut të PD, vetëm nëse Basha bën rolin e prëident, si një deklaaratë për mos të ndërhyrë në territorin e tij, Meta me tone të larta tha:

Mbrojtja e Kushtetutës nuk është territor i askujt. Presidenti është ushtar i parë republikës këtë duhet ta dijë kushdo .Ka ardhur koha për të verifikuar ndershmërinë e patriotizmin e politikanëve dhe çdo qytetari.

Le ta dinë të gjithë edhe armiqtë e Shqipërisë se do ta marrin përgjigjen atje ku s’ua merr mendja. Boll i futën duart ! Këtë popull nuk e merr askush më peng!