Lista e kandidatëve për në Kryesinë e PD, ja 13 deputetët në garë. Emrat që mungojnë

Në garën për Kryesinë e re të Partisë Demokratike do të garojnë 13 deputetë të Grupit Parlamentar të PD.

Nga lista prej 17 deputetësh që janë bërë që në fillim pjesë e Rithemelimit mungon kreu i PD-së, Sali Berisha, dhe kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, të cilët janë automatikisht anëtarë të kryesisë, por edhe Albana Vokshi e cila është anëtare ex officio dhe Bujar Leskaj.

Pjesë e listës janë gjithashtu edhe Ina Zhupa dhe Kasem Mahmutaj, që iu bashkuan më vonë Rithemelimit.

Deputetët kandidatë
Agron Shehaj
Belind Këlliçi
Edmond Spaho
Elda Hoti
Flamur Noka
Ina Zhupa
Isuf Çela
Kasem Mahmutaj
Luan Baçi
Luçiano Boçi
Oerd Bylykbashi
Sorina Koti
Tritan Shehu