“Ndaj Topallit dhe Imamit ka pasur një qëndrim brutal”, Berisha flet për emrat e listës: Pse u përfshi Zhupa, deputetët e tjera janë…

Pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit të Rithemelimit, kreu i selisë blu Sali Berisha, ka deklarua para mediave se lista e emrave të kandidatëve për Kryesinë e PD që do të votohen nesër, është një listë e shkëlqyer. Berisha tha se në listë janë përfshirë zonja dhe zotërinj me kontribute të larta, duke përmendur Jozefina…

Pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit të Rithemelimit, kreu i selisë blu Sali Berisha, ka deklarua para mediave se lista e emrave të kandidatëve për Kryesinë e PD që do të votohen nesër, është një listë e shkëlqyer.

Berisha tha se në listë janë përfshirë zonja dhe zotërinj me kontribute të larta, duke përmendur Jozefina Topallin dhe Arben Imamin mes tyre, për të cilët tha se është bërë një padrejtësi në të shkuarën, duke e quajtur “qëndrim brutal”.

I pyetur se perse është përfshirë në listë deputetja Ina Zhupa, Berisha tha se ajo ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në Kuvend dhe se ka ngritur çështje të rëndësishme

“Deputetët e PD janë të gjithë anëtarë të Këshillit pavarësisht qëndrimeve”, tha më tej, teksa shtoi se lista kishte hapësirë vetëm për 20 emra.

Pjesë nga deklarata e Berishës:

Mendoj se në listë janë paraqitur kontributet e Rithemelimit, janë paraqitur zonja dhe zotërinj me kontribut, natyrisht lidhur me ata të cilët kanë vërtetje kritika dhe sugjerime janë të mirëpritur të vazhdojnë vërejtjet ndaj Berishës pa asnjë hezitim, por gjykoj se kriter bazë kanë qenë kontributet në proces, padrejtësitë që janë bërë, Topalli dhe Imami janë propozuar, ndaj tyre patur një qëndrim brutal ndaj tyre.

Sigurisht që listën secili mund ta bënte me ndryshe por gjykoj se është e shkëlqyer.

Në këtë listë është Ina Zhupa e cila siç keni konstatuar ju, ka luajtur një rol thelbësor në Parlament, dhe u bashkua me Kuvendin e fundit, ka ngritur çështje të rëndësishme. Deputetët e PD janë të gjithë anëtarë të Këshillit pavarësisht qëndrimeve, përveç katër pesë prej tyre s’kanë qenë anëtarë kryesie as në të mëparshmet, kështu kryesia ka gjithsej 20, pra s’ka asnjëlloj përfshirje të gjerë që ju mund të mendoni. Por janë të gjithë anëtarë të Këshillit Kombëtar.