21.5 C
Tiranë
Thursday, September 23, 2021

Londër, punonjësit kërkojnë rritje page për t’u kthyer në zyrë

Për shkak të pandemisë, punonjësit kanë kaluar mesatarisht 16 muaj duke punuar nga shtëpia.

Sipas një sondazhi, pas pandemisë, për të hequr dorë nga smart working, punonjësit kërkojnë rreth 5100 sterlina më shumë në vit.

Ose rritje page, ose nuk kthehen në zyrë. Sipas një sondazhi, punonjësit në Londër, për të hequr dorë nga smart working dhe për t’u kthyer me kohë të plotë në tryezën e zyrës, kërkojnë rritje page mesatare që të mbulojë koston e abonimit të trenit që të shkojnë në punë.

Për shkak të pandemisë, punonjësit kanë kaluar mesatarisht 16 muaj duke punuar nga shtëpia. Tani, vetëm 17% duan të kthehen me të vërtetë me kohë të plotë në zyrë. Ky është përfundimi i një kërkimi, të publikuar në Bloomberg, i kryer nga YouGov Plc për Locatee, një shoqëri analizash i vendeve të punës.

Megjithatë, 43% do të ishin të gatshëm të ktheheshin në zyrë, vetëm me kompensime më të larta në pagë. Mesatarisht punonjësit kërkojnë 5100 sterlina (6,950 dollarë, ose rreth 6 mijë euro), që u përgjigjen shpenzimeve vjetore për abonim me tren mes Londrës dhe Tunbridge Wells, në qytetin e Kent.

Rritja e pagave po ngjall shqetësime te Banka e Anglisë se sa duhet t’i reduktojë stimujt e vënë në zbatim kur virusi goditi Mbretërinë e Bashkuar në fillim të 2020.

Kërkimi thekson vështirësitë me të cilat po përballen kompanitë në përpjekjen për të strukturuar “normalitetin e ri” (24 nga 100 do të dëshironin që punonjësit të ktheheshin me kohë të plotë). Nëse punonjësit londinezë do të përfitonin me të vërtetë një rritje të pagës së kërkuar për t’u kthyer në zyrë me kohë të plotë, ajo do të ishte rreth 15%.

Por thuajse një e treta e personave në kërkim të një pune, sipas sondazhit, tani pret të punojë nga shtëpia të paktën dy ditë në javë. Edhe pse pjesa më e madhe i jep ende përparësi pagës kur kërkon një punë të re, 47% përmend punën fleksibël si një ndër faktorët kryesorë. /monitor

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme