0.5 C
Tiranë
E mërkurë, 19 Janar, 2022

Ermonela Felaj: Pas 30 viteve drejtova komisionin më maskilist të Parlamentit!

Departamenti i Administrim Biznesit pranë universitetit “Luarasi”, nisi ciklin e leksioneve të hapura me personalitete nga bota e politikës menaxhimit dhe sipërmarrjeve te suksesshme për t’u folur studenteve mbi Lidershipin. E ftuar në universitetin “Luarasi” ishte nen kryetarja e Parlamentit shqiptar Ermonela Felaj, e cila ndau me studentet e masterit shkencor Menaxhim Ekzekutiv përvojën e jetës profesionale si prokurore e më pas ministre shteti, kryetare e komisionit parlamentar te sigurisë dhe nënkryetare e kuvendit. edhe sfidat qe ka hasur nuk kane qene te pakta.

“I kam jetuar të dyja jetët, edhe jetën në gjyqësor edhe në ekzekutiv. Unë mendoj se kushdo që është në detyrën e ministrit të shtetit duhet të jetë një person kurajoz, i cili ja thotë kryeministrit gjerat ashtu siç i shikon në fakt dhe ashtu siç ja referojnë. Tek komisioni parlamentar i sigurisë ku isha kryetare ishte një sfidë më vete. Për 30 vite me radhe ishte një komision shumë maskilist, nuk kishte patur në përbërje asnjë grua ndoshta 2 gra deputete gjatë gjithë historisë në përbërja. Një nga vështirësitë që hasa ishte kur unë kërkova që mos t’i zhvillonim më seancat në sallat e Kuvendit, nga kolegët e vetë partisë sime burra më është thënë: ti nuk je mësuesja jonë, por në fund ne komisioni i sigurisë ishim komisioni më me shumë aktivitete nga gjithë komisionet e tjera parlamentare”, -tha Felaj përpara studentëve të “Luarasit”.

Mes aludimeve nëse lider lind apo bëhesh, Felaj nxiti studentët për të rikujtuar rëndësinë e krijimit të një fryme bashkëpunimi dhe te vlerave humane.

“Të jesh lider për mua do të thotë t’i bësh punët mirë dhe t’i çosh deri në fund. Natyrisht nuk mund t’i bësh vetëm dhe thuhet shpesh se nuk je një lider i mirë nëse çdo gjë ja atribuon vetes. Një lider i mirë është ai që ndan, ai që komunikon ai q i bën dhe të tjerët të ndihen po njësoj.

Pikasja e studenteve si liderat e se nesërmes qe në bankat e shkollës është edhe synimi i Universitetit ‘Luarasi’ sipas dekanit te fakultetit ekonomik Mateo Spaho. “Këto janë raste suksesi që dëshmojnë veten dhe japin këshilla të mira për studentët për të ardhmen e tyre, lidershipi është që dallohesh pozitivisht si shembull për tu ndjekur. Në si ‘Luarasi’ jemi angazhuar për të nxitur tek studentët virtytet më të mira për t’i shërbyer shoqërisë”, -tha prof.Mateo Spaho, dekan i fakultetit ekonomik “Luarasi”.

Temat që u diskutuan ne takim mes të rinjve dhe pedagogëve dhe nënkryetares se Parlamentit kishin të bënin me profilin e lidershipit politik, kuptimi mbi liderin dhe lidershipin, lidershipi në kontekstin e së drejtës, lidershipi gjatë gjithë jetës, etj. Qëllimi i universitetit “Luarasi” është identifikimi dhe nxitja e të rinjve me potenciale dhe angazhim për të dhënë kontributin e tyre në universitet dhe në shoqëri.

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme