“Transparenca jonë ka bërë nervoz doktor Berishën”, Bardhi: Mbi 5 mijë e 200 anëtarë të PD kanë konfirmuar pjesëmarrjen në Kuvendin e 18 dhjetorit

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi deklaroi se transparenca e bërë sot nga selia blu në lidhje me anëtarët që do të marrin pjesë në Kuvendin e 18 dhjetorit, ka bërë nervoz ish-kryeministrin Sali Berisha. Bardhi në një deklaratë për mediat tha se mbi 5 mijë e 200 anëtarë të PD-së kanë konfirmuar pjesëmarrjen…

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi deklaroi se transparenca e bërë sot nga selia blu në lidhje me anëtarët që do të marrin pjesë në Kuvendin e 18 dhjetorit, ka bërë nervoz ish-kryeministrin Sali Berisha.

Bardhi në një deklaratë për mediat tha se mbi 5 mijë e 200 anëtarë të PD-së kanë konfirmuar pjesëmarrjen në Kuvendin e demokratëve.

“Unë s’kam lexuar emrin e zonjës Dafina Muda, anëtare dhe kryetare e Lidhjes së Gruas në Dibër. Emri i saj nuk është lexuar në listën që kam bërë publike. Kam komunikuar personalisht, pasi bëhet fjalë për një anëtar të Kuvendit Kombëtar, që nëse e kishte dëgjuar emrin e saj dhe ku e kishte dëgjuar. Më ka konfirmuar se ishte keqkuptuar nga disa persona. Ka kërkuar që duke qenë se ajo ishte në rrugë dhe s’mund ta ndiqte konferencën. Jo vetëm që nuk është lexuar emri i saj, por e ftojmë që të jetë në Kuvendin e 18 dhjetorit. Është lexuar emri i Pjetër Markut, që është delegat nga Puka, që ka konfirmuar pjesëmarrje në Kuvendin e 18 dhjetorit. e njëjta gjë ka ndodhur dhe me Pjetër Markun, që është anëtar i qarkut Lezhë. E njëjta gjë ka ndodhur dhe me zotin Genti Çela, që s’ka firmosur për Kuvendin e 18 dhjetorit.

Anëtari, delegat nga qarku i Tiranës është dhe Genti Çela, e kam sqaruar. Kam sqaruar dhe dy zonja, Murvete Vata dhe Myrvete Shema. I mirëkuptoj se ata që i kanë ushtruar presion gjatë këtyre muajve, mund të ushtrojnë presion, por si anëtar i PD i kërkoj që mos të përdoren. Është në të drejtën e tyre që të jenë apo jo prezent në 18 dhjetor. S’mund të kryejnë botërisht veprën penale të shpifjes nga PD. Apeli im i fundit është për ata që do vazhdojnë të përdorim si ‘mish për top’ demokratët; Demokratët s’mund të përdoren si mish për top për interesat e askujt. Procesi transparente që kemi ndjekur sot mund të ketë shkaktuar nervozizëm dhe problematika të të vetmit person që në këto momente ka një hall personal dhe po tenton që të përdor PD për hallin e tij. Demokratët kanë të tjera halle dhe halli më i madh është keqqeverisja e Edi Ramës.

Nxitja e tyre për të deklaruar gjëra të pavërteta duke i përdorur edhe në këto momente, është jo vetëm e pandershme, por e pamerituar për çdo demokrat. Isha i detyruar që ta bëja këtë sqarim. Mund të kisha paraqitur shumë raste. Kam konfirmime që raportohen sikur janë ankuar se janë ankuar në tv. Por që konfirmojnë se kanë nënshkruar me vullnetin e tyre të plot. Arnold Suad Çekini më ka komunikuar për lajmin e rremë që është publikuar mbi të. Ky është momenti për t’i treguar atyre se më shumë se 5 mijë e 200 anëtarë të PD kanë konfirmuar pjesëmarrjen në Kuvendin e demokratëve. Duke refuzuar retorikën përçarëse dhe verimet përçarëse që gjatë këtyre 3 muajve ka kryer doktor Berisha.”, tha Bardhi.