The Sun thotë se ka të paktën 50 laboratorë të fshehtë ne Kine të cilët mendohet se kanë prodhuar “bomba vdekjeprurëse bakteresh”, kanë grumbulluar patogjenë vrastarë si Antraksi e madje kanë tentuar të kthejnë në armë koronaviruset.
Frika mbi atë çfarë ndodh pas dyerve të mbyllura në biolaboratorët-hije kineze vjen në një kohë kur janë shtuar sërish zërat se koronavirusi që ka pushtuar botën, mund të ketë dalë nga laboratori i patogjenëve të rrezikshëm në Vuhan. Pekini e ka mohuar me forcë një gjë të tillë.
Kjo drojë shfaqet njekohesisht pas dokumenteve të siguruara nga SHBA, sic thotë the Sun, të cilat tregojnë se krerët e Ushtrisë Clirimtare të Popullit besojnë se betejat e se ardhmes, do të zhvillohen me armë biologjike



