Papunësia te të rinjtë, në tendencë rritje! Instat: Studentët presin të diplomohen për të punuar

Të rinjtë e moshës 15-29 vjeç që deklaruan se janë nxënës/studentë ose në trajnim përbëjnë 70,1 % të të rinjve ekonomikisht jo-aktivë.

Shkalla e papunësisë së të rinjve është në tendencë rritje! Raporti më i fundit i Institutit të Statistikave tregon se në tremujorin e parë të vitit 2021, shkalla e papunësisë te të rinjtë është 23.3%, ose 3.3% më e lartë se për të njëjtën periudhë të vitit paraardhës.

Të rinjtë e moshës 15-29 vjeç që deklaruan se janë nxënës/studentë ose në trajnim përbëjnë 70,1 % të të rinjve ekonomikisht jo-aktivë. Nga ana tjetër, ndër të rinjtë e moshës 15-29 vjeç ekonomikisht jo-aktivë, 9% klasifikohen si të papunë të dekurajuar.

Sa i takon shkallës së përgjithshme të papunësisë, në tremujorin e parë 2021, shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri, për popullsinë 15 vjeç e lart, është 11,9 %. Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2020, shkalla zyrtare e papunësisë u rrit me 0,5 pikë përqindje. /scan