Lufta/ Presidenti i Ukrainës sërish në deklaratë, jep mesazhin që nuk do i pëlqejë aspak Putinit

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka lënë të nënkuptohet se ka konsensus mes vendeve perëndimore për të intensifikuar kufizimet në SËIFT për Rusinë.

Në një deklaratë të shtunën në mbrëmje, lideri ukrainas tha se: “ne ndjejmë se Ukraina ka mbështetjen e të gjithë botës së qytetëruar. Rezultati praktik? SWIFT.”
Ai e përshëndeti këtë si një “fitore të rëndësishme” dhe “do të thotë miliarda e miliarda humbje për Rusinë”.

“Është një çmim për një pushtim të poshtër në vendin tone”, tha Zelensky.

Më herët të shtunën, ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba tha se “përgatitjet teknike” për ndalimin e Rusisë nga sistemi SWIFT kanë filluar.
“Vendimi zyrtar nuk është përpunuar ende, por përgatitjet teknike për marrjen dhe zbatimin e këtij vendimi kanë filluar”, tha Kuleba në një deklaratë të postuar në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Ndalimi i Rusisë nga rrjeti i sigurisë së lartë SWIFT që lidh mijëra institucione financiare në mbarë botën do t’i shkurtonte bankat ruse nga sistemi financiar global. Lëvizja konsiderohet si “opsioni bërthamor” i sanksioneve, sepse ndërsa do të ishte shumë i dëmshëm për ekonominë ruse, do të dëmtonte edhe vendet e tjera.

Një numër vendesh evropiane thanë të premten dhe të shtunën se do të mbështesin ndërprerjen e Rusisë nga SWIFT. Mbretëria e Bashkuar, Franca, Italia, Hungaria, Qiproja, Lituania, Estonia, Letonia dhe Gjermania kanë treguar tashmë se nuk do të bllokojnë sanksionin.