Ukraina në deklaratë për luftën: Rusia ka pësuar humbje të mëdha, ja sa tanke, avionë dhe helikopterë janë shkatërruar. Numërohen mijëra të vrarë

Zv.ministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Malyar, ka thënë se forcat e armatosura ruse kanë pasur humbje të mëdha në ofensivën e tyre drejt Kievit.

Në një postim në faqen e saj në Facebook, zyrtarja thotë se nga ora 15:00, sipas asaj lokale, forcat ruse kanë pasur këto humbje:

Tanke – deri në 80

Avion – 10

Helikopterë – 7

Personeli – 2800

Automjete luftarake të blinduara të llojeve të ndryshme – 516