Lulzim Basha takim me familjet e vjetra në Tiranë

Basha poston foton, vizitë në një nga familjet më të vjetra në Tiranë: Biseduam për hallet e tyre dhe …

Kryedemokrati Lulzim Basha është ndalur sot për një vizitë edhe në një nga familjet më të vjetra tiranase, familjen Petrela gjatë bisedimeve që pati me bizneset në krizë.

Me një shënim në facebook, ku ka postuar një foto nga vizita, Basha thotë se ringritja e ekonomisë dhe mirëqenia e shqiptarëve, janë plani i PD.

“Sot, në oborrin e familjes Petrela, një nga më të vjetrat në Tiranë, duke biseduar jo vetëm për hallet e tyre sot nga ekonomia në krizë tek problemi i pronave, por edhe për planin tonë për ringritjen e ekonomisë dhe mirëqenien e gjithë shqiptarëve nesër. #ditemetemira”, shkruan Basha.