Turqia deri në vitin 2023 me Kopshte Kombëtare në të gjitha qytetet

“Ne do t’i mbulojmë të gjitha 81 provincat me Kopshte Kombëtare deri në vitin 2023”, tha presidenti Erdoğan

Turqia synon që deri në vitin 2023 për 100-vjetorin e Republikës të ketë Kopshte Kombëtare në të gjitha 81 provincat e vendit, tha sot presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ne do t’i mbulojmë të gjitha 81 provincat me Kopshte Kombëtare deri në vitin 2023”, tha Erdoğan, duke folur në hapjen masive të 10 Kopshteve Kombëtare në kryeqytetin Ankara.

“Derisa shënojmë 100-vjetorin e Republikës, ne po i afrohemi qëllimit tonë për të sjellë 81 milionë metra katrorë të Kopshteve Kombëtare në 81 provinca për popullin tonë”, shtoi ai.

Erdoğan po ashtu inspektoi Kopshtin Kombëtar të Ankarasë, ndërtimi i të cilit po vazhdon.Turqia deri në vitin 2023 me Kopshte Kombëtare në të gjitha qytetet

Lajme të ngjashme