Lumi Ishëm del nga shtrati, përmbyten tokat bujqësore, 20 banesa futen në ‘grackë’ nga uji

Ndër të tjera, paralajmërohet se nëse reshjet vijojnë ende situate do përkeqësohet. Deri më tani nuk është marrë asnjë masë.

Lumi Ishëm ka dalë nga shtrati! Reshjet e dendura që kanë vijuar përgjatë gjithë natës dhe që vijojnë ende sot kanë sjellë përmbytje në vend. Dosja.al mëson se më shumë se 20 banesa në fshatin Muriqinë janë rrethuar nga uji dhe e kanë të pamundur lëvizjen.

Gjithashtu në Balldre dhe Gocaj janë përmbytur tokat bujqësore. Bëhet e ditur se dhe lumi Drini ka dalë nga shtrati në Lezhë.

Ndër të tjera, paralajmërohet se nëse reshjet vijojnë ende situate do përkeqësohet. Deri më tani nuk është marrë asnjë masë.