Udhëheqësi i Demokratëve të Senatit Chuck Schumer lëshoi të Enjten një deklaratë ku bënte thirrje që presidenti Donald Trump të hiqej nga detyra sa më parë, duke mos pritur 20 Janarin për të bërë kalimin e pushteteve ndërmjet presidentit në detyrë dhe atij të sapoemëruar.
Një ditë pas protestave masive të cilat pushtuan Kongresin amerikan në momentin që po diskutohej konfirmimi i Joe Biden si president i 46-të i SHBA, kryetari i Demokratëve Chuck Schumer i ka bërë thirrje zv presidentit që të kërkojë ndryshimin e amendamentit të 25-të të Kushtetutës dhe Donald Trump të largohen menjëherë nga zyra e tij sipas raportimin të CNN.
Deklarata e tij:
“Ajo që ndodhi dje në Capitol të SHBA ishte një kryengritje kundër Shteteve të Bashkuara, e nxitur nga presidenti. Ky president nuk duhet të mbajë detyrën një ditë më gjatë.
“Mënyra më e shpejtë dhe më efektive – mund të bëhet sot – për të hequr këtë president nga detyra do të ishte që Zëvendës Presidenti të kërkojë menjëherë ndryshimin e 25-të. Nëse Zëvendës Presidenti dhe Kabineti refuzojnë të ngrihen, Kongresi duhet të mblidhet përsëri për të president.”
Ditën e Mërkurë SHBA-ja u përfshi nga një protestë masive e thirrur nga Donald Trump në mënyrë që të ndalohej çertifikimi i votave të Kolegjit Zgjedhor. Në protestën protestuesit kanë çarë kordonin policor dhe kanë shkatërruar çdo gjë që u ka dalë përpara. Gjithashtu, janë gjetur të paktën 2 pajisje shpërthyese dhe 5 persona kanë vdekur dhe shumë janë plagosur për shkak të dhunës.


