Makina bie në Shkumbin, vdesin tre persona

Tre persona dyshohet se humbën jetën në një aksident në Librazhd. Makina ka dalë nga rruga pasi është përplasur me një makinë tjetër dhe ka rënë në lumin Shkumbin.

Mjeti me drejtues Elmi Keçën ka rënë rreth 200 metra poshtë urës. Shoferi dhe Elona Keqa kanë humbur jetën. Viktima tjetër, Elis Sulmataj 18 vjeç ende nuk është nxjerrë nga automjeti.

E.K rreth 10 vjeç dhe Ambra Halili rreth 20 vjeç janë në gjendje të rëndë shëndetësore

Ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 9 në zonën e njohur si “Çezma e Myftarit” në aksin rrugor Librazhd-Elbasan.