Zbardhet marrëveshja Berisha-Kryemadhi

Lëvizja Socialiste për Integrim ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për regjistrimin e koalicionit “Shtëpia e lirisë” në zgjedhje e 6 marsit.

Pjesë e koalicionit do të jetë LSI, PD e përfaqësuar nga Komisioni i Rithemelimit dhe Partia Demokristiane e Nard Ndokës.

Kerkesa e LSI ne KQZ

Në marrëveshjen e nënshkruar mes Sali Berishës dhe kryetares së LSI, Monika Kryemadhi thuhet se Komisioni i Rithemelimit do të jetë drejtuese politike e koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’, ndërsa LSI do të jetë udhëheqësja e koalicionit.