Mali i Zi mbështet çdo nismë që sjell progres, thotë Abazoviç

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç deklaroi se mbështet çdo nismë që sjell progres.

Gjatë fjalës së tij në samitin e Ballkanit të Hapur, Abazoviç tha se duhet të ketë dialog, pasi sipas tij, politika e konflikteve i ka mbajtur vendet e rajonit larg bashkëpunimit.

“Çdo nismë që do mund të sjellë progres, do të ketë mbështetjen e qeverisë së Malit të Zi. Duhet të kemi dialog dhe së bashku të veprojmë në aktivitete të ndryshme. Politika e konflikteve na ka mbajtur larg bashkëpunimit, duhet të bëjmë diçka për ta ndryshuar këtë”, u shpreh Abazoviç.

Ai i bëri thirrje kryeministrit të Kosovës Albin Kurtiqë të bashkohet në këtë nismë, teksa shpreson që në takimin e radhës të jetë prezent.