Manastirliu: Kemi kapacitete në spitale, s’janë ezauruar shtretërit

Spitalet e COVID në Tiranë të tejmbushur? Ja sa të shtruar janë në Durrës dhe në Shkodër...

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka mohuar kategorikisht disa zëra se në 4 spitalet COVID në kryeqytet nuk ka më vende.

Në një prononcim për mediat, Manastriliu theksoi se në spitalet Rajonale në Durrës dhe në Shkodër aktualisht janë 20 të shtruar, pa përfshirë ata që nuk janë raste me COVID-19.

“Nuk janë ezauruar shtretërit në të 4 spitalet COVID. Përkundrazi, ka gjithmonë kapacitetete dhe gjithmonë vende të lira. Spitalet COVID, kanë disponibilitet ka 550 shtretër dhe kemi vendosur edhe shtretër ekstra, duke e çuar numrin në 600. Dy spitalet Rajonalë që janë hapur janë 60 shtretër. Në të gjitha spitalet Rajonale janë duke u kryer shërbim dhe për rastet post COVID dhe për rastet që janë të dyshuara dhe që më pas vlerësohet nëse duhet të shkojnë në spitalet COVID. Aktualisht në të dy spitalet në Shkodër dhe në Durrës, 20 të shtruar, shtrimet në spital janë dinamike.”, -tha Manastirliu.