Manastirliu: Mbërrijnë sot në Shqipëri edhe 12.870 doza të vaksinës Pfizer!

Ajo ka bërë të ditur se ditën e sotme, pritet që të mbërrijnë në Shqipëri, 12.870 doza të vaksinës Pfizer.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka inspektuar këtë të hënë procesin e vaksinimit në Qendrën e re Shëndetësore në Synej të Kavajës.

Ajo ka bërë të ditur se ditën e sotme, pritet që të mbërrijnë në Shqipëri, 12.870 doza të vaksinës Pfizer.


“Kjo qendër është qendër model, ashtu sikurse janë 300 qendrat shëndetësore të ndërtuara deri më tani. Rehabilitimi i qendrave shëndetësore dhe ambulancave do të vijojë. Do të vijojmë derisa ambulanca më e fundit në zonat më të thella të ketë kushte bashkëkohore. Nga ana tjetër ashtu sikurse në të gjithë vendin, edhe në Synej po vijon procesi i vaksinimit. Janë vaksinuar 670 qytetarë deri më tani. Procesi i vaksinimit po vijon me ritme të mira, presim doza të vaksinës Pfizer. Do të mbërrijnë sot në vend 12.870 doza të vaksinës Pfizer, që do të shpërndahen në të gjithë vendin”, u shpreh Manastirliu.