Manastirliu tregon nëse do të shtrëngohen masat në fundjavë

Pavarësisht masave shtrënguese rastet ditore të të infektuarve, por edhe numri i viktimave ka qenë i lartë, e ministrja ia la fajin disi dhe qytetarëve, duke thënë se jo të gjithë i respektojnë.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u shpreh sonte nga Rinasi, se trendi i infeksioneve ditore është i qëndrueshëm, ndërsa mbi masat e reja do të vendoset në fund të javës.

Pavarësisht masave shtrënguese rastet ditore të të infektuarve, por edhe numri i viktimave ka qenë i lartë, e ministrja ia la fajin disi dhe qytetarëve, duke thënë se jo të gjithë i respektojnë.

“Kemi një trend të qëndrueshëm të infeksioneve ditore, masat e fundit që kemi marrë kanë të bëjnë me uljen e orës policore. Në fund të kësaj jave do të kemi një rivlerësim në bazë 14 ditore të masave dhe do të jetë komiteti i ekspertëve, do të dalë me një analizë të plotë dhe nëse do të vijojmë të kemi këto masa, apo do të rishikohen me efekt shtrëngues. Nuk duam të shkojmë me masa shtrënguese. Është gjynah të relaksojmë sjelljen dhe të mos kemi përgjegjësi individuale për të përdorur këto armë të thjeshta” tha ministrja Manastirliu.

Ndërsa më poshtë është video kur mbërrijnë vaksinat në aeroport.

Kryeministri Rama më herët u shpreh se brenda muajit mars do të vijnë edhe sasia tjetër prej më shumë se 41 mijë doza, ndërsa shtoi se Shqipëria është në bisedime me një shtet mik për të marrë 360 mijë doza të vaksinës Astra Zeneca.

“Marrim një tjetër sasi të vaksinës Pfizer dhe siç e kemi thënë, brenda muajit mars do të bëhet lëvrimi i të gjithë sasisë prej 41 mijë e disa qindra doza, ndërkohë që vazhdojmë përpjekjen për të finalizuar marrëveshjen e rëndësishme me një shtet mik për 360 mijë doza të vaksinës Astra Zeneca dhe jemi në komunikim intensive me 2 shtete të tjera që të shtojmë sasinë e vaksinave që të mos kemi asnjë moment ndalim apo rënie të tempit me objektivin e shpallur që të vaksinojmë të gjithë popullatën brenda 14 muajve”, u shpreh Rama.