Maqedoni e Veriut, 606 raste të reja me COVID-19 dhe 320 të shëruar gjatë 24 orëve

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 606 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19) si dhe 320 pacientë që fituan betejën kundër pandemisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus në vend ka arritur në 205.022, prej të cilëve 190.266 janë shëruar.

Në raportin e fundit të ministrisë janë regjistruar 10 viktima të tjera, duke e çuar në 7.204 numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga virusi.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 7.552.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer 1.400.249 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 3.029 teste të kryera brenda ditës së fundit.