Kosovë, 16 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit asnjë person i infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) nuk ka vdekur, duke bërë që numri i përgjithshëm i viktimave nga ky virus të mbetet në 2.978, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 16 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 160.853.

Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 2.146 mostra të dyshuara për COVID-19, derisa deri më tani janë bërë 1.280.018 teste.

Gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi janë shëruar 10 persona. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 157.429 ndërkohë numri i rasteve aktive me COVID-19 është 446.

Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 3.242 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.581.266 doza të vaksinës. Deri më sot 739.997 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.