Maqedonia e Veriut raporton 85 raste të reja me COVID-19 dhe 4 vdekje

Numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në vend ka arritur në 11.839, ndërsa numri i vdekjeve është rritur në 527

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve ka regjistruar 85 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar në 11.839 numrin e përgjithshëm të të infektuarve me këtë virus në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë ditës së fundit po ashtu janë raportuar 4 vdekje të reja nga COVID-19, me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve është rritur në 527.

Maqedonia e Veriut deri më tani ka kryer 114.807 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 1.188 teste të kryera gjatë ditës së fundit.

Numri i pacientëve të shëruar nga koronavirusi në vend është 7.664, përfshirë 42 të shëruar në 24 orët e fundit, ndërsa numri i rasteve aktive 3.648.