Mbi 900 kolonë hebrenj bastisin kompleksin Al-Aksa

Autoriteti i Vakëfeve Fetare, që drejtohet nga Jordani për mbikëqyrjen e vendeve të shenjta muslimane dhe krishterë të Kudsit, njoftoi se "rreth 920 kolonë hebrenj kanë hyrë në kompleks, të shoqëruar nga policia izraelite"

Qindra kolonë hebrenj kanë bastisur kompleksin e xhamisë Al-Aksa të Kudsit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Autoriteti i Vakëfeve Fetare, që drejtohet nga Jordani për mbikëqyrjen e vendeve të shenjta muslimane dhe krishterë të Kudsit, njoftoi se “rreth 920 kolonë hebrenj kanë hyrë në kompleks, të shoqëruar nga policia izraelite”.

Autoriteti i Vakëfeve Fetare po ashtu tha se kolonët hebrenj hyrën në kompleksin Al-Aksa përmes portës al-Mugharbah, ku ata u përpoqën të kryejnë ritualet “talmudike”.

Al-Aksa është vendi i tretë më i shenjtë në botë për muslimanët, ndërsa hebrenjtë i referohen zonës si “Mali i Tempullit”, duke pretenduar se ai ishte vendi i dy tempujve hebrej në kohët e lashta.

Gjatë Luftës Arabo-Izraelite të vitit 1967, Izraeli pushtoi Kudsin Lindor, ku dhe ndodhet Al-Aksa.

Në një veprim që kurrë nuk u njoh nga komuniteti ndërkombëtar, Izraeli në vitin 1980 aneksoi gjithë qytetin, duke e pretenduar atë si kryeqytet “të përjetshëm dhe të pandarë” të shtetit hebre.Mbi 900 kolonë hebrenj bastisin kompleksin Al-Aksa