Opozita izraelite paralajmëron për luftë të brendshme

Lideri i Partisë opozitare në Izrael, Yesh Atid, Yair Lapid, duke paralajmëruar se provokimi ndaj protestuesve do ta shtyjë vendin në luftë të brendshme, kritikoi Netanyahu-n i cili nuk dha deklaratë në lidhje me sulmet ndaj protestuesve

Lideri i Partisë opozitare në Izrael, Yesh Atid (Ka ardhmëri), Yair Lapid, paralajmëroi se ngjarjet e dhunës që kanë ndodhur në protestat e mbrëmjes të së martës në qytetin Tel Aviv “se mund të tërheq vendin në luftë të brendshme”, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Gjaku i derdhur mbrëmjen e kaluar në Tel Aviv, është derdhur me duar te Bibi (kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu) dhe përfaqësuesit e tij. Ai që mbjell provokim, korrë gjak”, shkroi ai në Twitter.

Ai duke paralajmëruar se provokimi ndaj protestuesve do ta shtyjë vendin në luftë të brendshme, kritikoi Netanyahu-n i cili nuk dha deklaratë në lidhje me sulmet ndaj protestuesve.

Ndërsa ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Benny Gantz, në deklaratën e bërë nga Twitter, kërkoi dënimin e atyre që kanë sulmuar protestuesit.

“Deri sa ne jemi këtu, askush në Izrael nuk mundet të heshtë protestuesit”, u shpreh ai.

Sipas lajmit të Institucionit Transmetues Publik të Izraelit (KAN), 5 persona janë plagosur nga sulmi i djathtistëve ekstremë pranë shtëpisë së ministrit izraelit të Sigurisë Publike, Amir Ohana, në Tel Aviv.Opozita izraelite paralajmëron për luftë të brendshme