9.5 C
Tiranë
E hënë, 29 Nëntor, 2021

Mbledhja e qeverive Shqipëri-Kosovë, marrëveshjet që priten të miratohen sot

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka bërë me dije se marrëveshja në fushën e arsimit do të jetë për lehtësim të procedurës të njohjes së diplomave.

Ditën e sotme do të mbahet mbledhja mes qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës që do të nisë rreth orës 10:00 në qytetin e Elbasanit.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka bërë me dije se marrëveshja në fushën e arsimit do të jetë për lehtësim të procedurës të njohjes së diplomave.

“Marrëveshja që do te nënshkruhet në fushën e arsimit është: Marrëveshje dypalëshe për lehtësimin e procedurës së njohjes se diplomave nga IAL-te (të konfirmimit të të diplomuarve nga Qendrat Kombëtare respektive të Njohjes së Diplomave). Në fushën e njohjes dhe njësimit reciprok të diplomave, certifikatave dhe gradave shkencore, të lëshuara nga institucionet e arsimit të lartë dhe institucioneve të tjera të autorizuara”, tha Nagavci për ‘Telegrafin’.

Në mbledhjen e dy qeverive të ditës së sotme pritet të nënshkruhet edhe një memorandum mirëkuptimi për studimin e fizibilitetit për ndërtimin/rehabilitimin e segmentit hekurudhor Durrës-Prishtinë.

Ndërkohë pritet që të ketë edhe marrëveshje në fushën e sigurisë. Të gjithë qytetarët e Kosovës do të mund të marrin lejen e qëndrimit në afat 5-vjeçar së bashku me lejen e punës në Shqipëri, vetëm me një aplikim të thjeshtë. Pas mbledhjes së kabinetit, këtë e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Blendi Çuçi duhet shtuar se kjo do të nënshkruhet ditën e sotme në takimin e përbashkët të mes dy vendeve.

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme