Mbyllet kopshti në Elbansan, edukatore dhe sanitare me Covid-19

Kopshti numër 8 në Elbasan është mbyllur pasi 8 persona, edukatore dhe sanitare kanë rezultuar me Covid-19.

Kopshti numër 8 në Elbasan është mbyllur pasi 8 persona, edukatore dhe sanitare kanë rezultuar me covid.

Dy edukatore rezultuan të prekura disa ditë më parë. Tamponët e stafit nxorën pozitiv edhe 6 të tjera, shkruan Top Channel.

Bashkia e Elbasanit mori masa për mbylljen e kopshtit dhe dezinfektimin e ambienteve pasditen e djeshme.

Kujtojmë se kopshte janë mbyllur dhe në Fier dhe Vlorë.