Vllaznia prezanton administratorin e ri

Largohet Suad Lici, Vllaznia me administrator të ri....

Suad Lici nuk është më administrator i Vllaznisë. Klubi shkodran, nëpërmjet një njoftimi ka bërë të ditur se Këshill Mbikëqyrës ka pranuar dorëheqjen e ish-futbollistit kuqeblum, duke emëruar në këtë post Benjamin Bunjakun.

“KF Vllaznia bën të ditur se administratori i klubit, z. Suad Lici, ka kërkuar dorëheqjen nga ky pozicion për arsye të angazhimeve të tij personale.

Këshilli Mbikëqyrës është njohur me kërkesën e z. Lici, e ka shqyrtuar dhe ka vendosur pranimin e saj. Në vazhdim, Këshilli Mbikëqyrës ka diskutuar për administratorin e ri të KF Vllaznia dhe ka vendosur emërimin e z. Benjamin Naku në këtë pozicion.Image may contain: 6 people, people standing, stadium, grass and outdoor

Naku njihet për karrierën e suksesshme si sportist, por edhe si pedagog dhe drejtues i Departamentit të Edukimit Fizik e Sporteve, në Fakultetin e Shkencave të Edukimit pranë Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

Dëshirojmë të shprehim falënderimin tonë për punën e bërë nga z. Lici. Ai do të vazhdojë të japë kontributin e tij pranë KF Vllaznia, tashmë në pozicionin e Kordinatorit Teknik.”Image may contain: one or more people, people sitting, living room, shoes and indoorImage may contain: 1 person, indoor