Me 190 km/h, makina inteligjente kap “pilotin” e rrugës në By Pass-in e Fierit

Policia Rrugore vijon kontrollet në rrugët e vendit, për të parandaluar aksidentet. Gjatë kontrolleve të fundit në By Pass-in e Fierit, makina inteligjente dhe radari automatik kanë kapur “mat” një shofer, i cili po “fluturonte” në rrugë me 190km/h. Njoftimi i policisë: Siguria Rrugore në fundjavë. Live nga Bypass i Fierit. Makina inteligjente dhe radari…

Policia Rrugore vijon kontrollet në rrugët e vendit, për të parandaluar aksidentet.

Gjatë kontrolleve të fundit në By Pass-in e Fierit, makina inteligjente dhe radari automatik kanë kapur “mat” një shofer, i cili po “fluturonte” në rrugë me 190km/h.

Njoftimi i policisë:

Siguria Rrugore në fundjavë.
Live nga Bypass i Fierit.
Makina inteligjente dhe radari automatik po vijojnë skanimet e shpejtësisë në të dy krahët e lëvizjes Fier-Vlorë dhe Vlorë-Fier.
Shpejtësi që arrin deri në 190km/h. Drejtues mjetesh, mos fluturoni në rrugë por zbatoni rregullat e qarkullimit rrugor.
Në të gjitha rrugët e vendit ka makina inteligjente, radar automatik, kamera, dron e aparat fotografik që përdoren nga punonjësit e Policisë Rrugore.
Mbroni jetën duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor.