Një person ka marrë flakë tek Ministria e Jashtme në Tiranë. Personi në fjalë ndodhet poshtë urës para Ministrisë.
Balkanweb raporton se personi nuk reagon teksa në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e Komisariatit Nr.1 në Tiranë.
Nuk dihet nëse personi është ende gjallë apo jo, si dhe nëse i ka vendosur vetes zjarrin apo dikush tjetër është autor i kësaj ngjarjeje.



