7.5 C
Tiranë
E enjte, 9 Dhjetor, 2021

Mesazhi i Bashës për Berishën: Nëse plani është shantazhi për të sabotuar PD në zgjedhje, ky është fundi!

“Nëse plani është shantazhi për të sabotuar PD në zgjedhje, ky është fundi.”. Keshtu ka deklaruar sot lideri i PD-së, Lulzim Basha sot në Kryesi, teksa i drejtohej me një mesazh Sali Berishës.

Para demokratëve, Basha lëshoi akuza duke pyetur se; ‘Kush më shpjegon çfarë pune ka Suel Cela, që mban peng kryetarët e grupseksioneve për të firmosur formularët?’.

Në diskutim ka ndërhyrë dhe deputeti Edi Paloka, i cili iu shpreh Bashës që nëse kishte fakte, ato t’i depozitonte në prokurori.

Lulzim Basha: Kush më shpjegon çfarë pune ka Suel Cela, që mban peng kryetarët e grupseksioneve për të firmosur formularët? Çfarë pune ka Qifja me Kuvendin e PD? Po Tom Doshi? Kush a shpjegon?

Edi Paloka: Çoji ne prokurori Kryetar, mos na i trego këtu.

Lulzim Basha: Jam aq i përgjegjshëm sa të mos fus prokurorinë në parti, por ajo që dua të them është se gjithçka mund të ishte shmangur, nëse Sali Berisha do të kishte mbajtur fjalën dhe të mos e kishte përfshirë PD ne konfliktin e tij personal me SHBA. PD ka institucione, ka statut dhe nuk ka për të patur struktura paralele. Më 11 Dhjetor, mund të ketë tubim, por jo kuvend të PD. Paloka foli për mungesë vemendje nga unë për masakrën zgjedhore. Si i shërbehet kauzës së masakrës zgjedhore, kur të njëjtët persona janë thirrur, janë shtyrë apo u është shkelur syri nga Edi Rama per t’u përfshirë me formularët e PD? Nuk më dhatë asnjë përgjigje çfarë interesi ka Suel Çela? Po Qifja? Ça interesi ka Tom Doshi përveçse për të përçarë PD?

Nëse plani i “Foltores”, i Sali Berishës është t’i bëjë shantazh PD-së me sabotim të çfarëdo zgjedhjesh që kemi përpara, po ju them se e ka shumë gabim. Eshtë një fund realisht i i dhimbshëm për përmasat e figurës së tij, e kontributit të tij jo thjesht për PD, por për Shqipërinë tij. Shantazh PD-së se “po erdhën zgjedhjet, ne do t’ju dëmtojmë, që ju të mos arrini rezultat përballë Edi Ramës, ky ë

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme