“SMS me trëndafil”, vajza rrëfen xhiron e fundit me makinë me Erigers Mihasin

Grupi i hetimi i tha jo zyrtarisht gazetares Anila Hoxha se dy viktimat ditën e fundit ishin takuar në mesditë. Referuar një prej dëshmitarëve, e njohur e të ndjerit Mihasi, që ata e morën me makinë rreth orës 16:36.

Mësohet se vajza ka zbritur pranë Komunës së Parisit në Tiranë, rreth orës 19:00. Ajo tregoi se ata vetëm kishin shëtitur me makinë.

“Në orën 19:25 të asaj mbrëmje, Erigersi më dërgoi si emoji një trendafil”, thotë e reja sipas burimeve të Anila Hoxhës. Dëshmitarja kujton sipas burimeve shumë të sigurta, se asnjëri prej tyre nuk ishte i shqetësuar dhe se nuk kishin vënë re asgjë të dyshimtë.