Mesut Ozil i del në krah të Azerbajxhanit në çështjen e Karabakut

Shtetasi gjerman 3-vjeçar me origjinë turke shkroi në Twitter: "Një komb, dy shtete", duke iu referuar vëllazërisë dhe lidhjeve të forta midis Turqisë dhe Azerbajxhanit

Mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil të martën shprehu mbështetjen e tij për operacionin e ushtrisë së Azerbajxhanit në Malësinë e Karabakut, një rajon i pushtuar nga ushtria armene, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shtetasi gjerman 31-vjeçar me origjinë turke shkroi në Twitter: “Një komb, dy shtete”, duke iu referuar vëllazërisë dhe lidhjeve të forta midis Turqisë dhe Azerbajxhanit.

“Për mua është e rëndësishme që të gjithë në botë duhet ta dinë faktin se rajoni i Malësisë së Karabakut është i njohur ligjërisht dhe ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, megjithatë ai aktualisht është i pushtuar në mënyrë të paligjshme”, tha Ozil në mesazhin e tij duke kritikuar Armeninë.

“Në mars të vitit 2008, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë që rikonfirmon integritetin territorial të Azerbajxhanit dhe kërkon tërheqjen e të gjitha forcave armene”, shtoi ai.

Ozil tha se vendimi i OKB-së mbi mosmarrëveshjen duhet të mbështetet dhe të njihet.

Ai shtoi se luftimet e tanishme në Malësinë e Karabakut po shqetësojnë seriozisht njerëzit dhe gjithashtu rrezikojnë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

“Le të arrijmë paqen dhe le të punojmë drejt një të ardhme të drejtë dhe pa dhunë. Çdo vdekje nga të dyja palët është humbje për të gjithë”, shtoi ai.

Ozil ndihmoi Gjermaninë të fitojë Kupën e Botës në vitin 2014.