Meta fton Ramën në përballje: Eja ose largohu, merr dhe përforcime nëse të duhen

Përmes një statusi në Facebook, Meta shkruan se Rama duhet të përballet me Metën ose të largohet, duke shtuar se kryeministri është i lirë të marrë edhe perforcime me vete.

Presidenti Ilir Meta ka ftuar kryeministrin Edi Rama në një përballje në studion e emisionit “Opinion”. Përmes një statusi në Facebook, Meta shkruan se Rama duhet të përballet me Metën ose të largohet, duke shtuar se kryeministri është i lirë të marrë edhe perforcime me vete.

Sapo i kam konfirmuar z.Blendi Fevziu gatishmërinë time për të dalë në “Opinion” me Kryeministrin në detyrë, i cili mund të marrë edhe përforcime me vete. Transparenca e vetmja rrugë! Dil në përballje ose largohu!”– shkruan Meta në status.

Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama po përplasen prej ditësh, por gjithçka u përforcua kur Rama akuzoi Kreun e Shtetit se po takohet skutave me një objekt të OFL-së. mëngjesin e sotëm, me anë të një letre drejtuar Asamblesë së PS-së, Meta i bëri thirrje Ramës që të zbulonte emrin, orën dhe vendin e takimit për të cilin e akuzon dhe shtoi se nëse e bën këtë gjë, do të jepte dorëheqjen. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Rama, teksa nuk përmendi në asnjë rresht akuzat e tij për subjektin e OFL-së, pyeti Metën se ç’faj i ka Shqipëria, që sipas kryeministrit po sekëlldis të rënët për liri, me anë të fjalimeve të tij. Por nuk ka vonuar dhe në një tjetër status, Meta e ftoi në një përballje live kryeministrin Edi Rama.