Takimi mes Kryeministrit Avdullah Hoti dhe Ministrit të Jashtëm grek Nikos Dendias është mbyllur. Mediat u lejuan të marrim vetëm foto, pasi takimi u bë me dyer të mbyllura.
Në takim janë diskutuar çështje si: njohja e Kosovës nga Greqia, bashkëpunimet mes Kosovës dhe Greqisë, si dhe mbështetja e Greqisë kundrejt rrugës për në Bashkimin Evropian. Pas këtij takimi Ministri i Jashtëm është takuar me Kryetaren e Parlamenit Vjosa Osmani.
Ministri i jashtëm grek Nikos Dendias ka mbërritur në Prishtinë. Ai ka zhvilluar takim me kryeministrin e Kosovës Avdullah Hotin. Aktualisht po takohet me Vjosa Osmanin. Në vijim, sipas axhendës, do të takojë edhe ministren e Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj e Ramush Haradinajn. Në fokus të bisedave është njohja e pavarësisë së Kosovës nga Greqia si dhe mbështetja e saj në rrugën e Kosovës drejt BE-së dhe liberalizimit të vizave.


