“Mezi pres të forcojmë partneritetin midis kombeve tona”/ Trump letër Hotit: Të vendosim stabilitetin dhe paqen në Ballkan

Në letër Trump shkruan se e vlerëson zotimin Kosovës për të siguruar paqen në Ballkan.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump i ka dërguar një letër kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti. Lajmin është bërë i ditur nga kreu i qeverisë, i cili ka publikuar letrën në Facebook.

Në këtë letër, presidenti amerikan shprehet se mezi pret që të forcohet partneriteti mes SHBA-së dhe Kosovës. Trump thekson se duhet të vendoset stabiliteti dhe paqja në Ballkan.

“E vlerësoj dhe e ndaj zotimin tuaj të palëkundur për të siguruar stabilitetin dhe paqen në Ballkan dhe në botë. Unë mezi pres të vazhdojmë të forcojmë partneritetin midis kombeve tona dhe u dërgoj urimet e mia më të mira për ju dhe popullin e Kosovës”, shkruan Trump në letër.

Ndërsa, Hoti ka falënderuar presidentin amerikan për përkushtimin për paqe në Ballkanin Perëndimor.

“Faleminderit President Donald Trump për kujdesin dhe përkushtimin tuaj për paqe e siguri në Ballkanin Perëndimor dhe në botë. Të rrojë gjatë miqësia Kosovë– ShBA”, ka shkruar kryeministri i Kosovës.

Letra e Presidentit Donald Trump

Pak ditë më parë presidenti amerikan Donald Trump i dërgoi një letër kryeministrit Rama ku i shprehu mirënjohjen për mbështetjen e shtetit shqiptar në disa marrëveshje ndërkombëtare. Trump e falënderoi Ramën për lidershipin  kundër influencës kineze në Ballkan dhe Europë.  Po kështu, ai e nxit kryeministrin shqiptar që të largohet nga marrëveshja e Kinës të formatit “17 + 1” dhe të angazhohet më shumë në marrëveshjen e iniciuar nga administrata amerikane në nismën e “Tre deteve”. Sakaq, Trump inkurajon Shqipërinë për zhvendosjen e një ambasade në Jeruzalem.