10.5 C
Tiranë
E hënë, 29 Nëntor, 2021

Microsoft braktis Internet Explorer pas një çerek shekulli

Pritej prej kohësh dhe Microsoft më në fund ka vendosur të veprojë me Internet Explorer. Kompania do të tërheqë Internet Explorer nga sistemi operativ duke iflluar më 15 Qershor 2022 në Windows 10.

Lëvizja nuk do të prekë Windows 10 Long-Term Servicing, që përdoret nga sistem MRI apo të kontrollit të trafikut. As aplikacionet Server të Internet Explorer 11.

Për pjesën tjetër ky shfletues do të japë lamtumirën. Internet Explorer ka qenë pjesë e Windows prej mëse një çerek shekulli. Që nga prezantimi i Edge në 2015-ën Microsoft gradualisht është distancuar prej tyre.

I dha fund suportit në versionet e para 2016-ës. Microsoft 365 dhe aplikacione të tjera do të ndalojnë mbështetjen e Internet Explorer më 17 Gusht.

Microsoft ju ka bërë thirrje përdoruesve që Internet Explorer të kalojnë në Edge i cili ka një modalitet IE për uebsajtet që ende kanë nevojë për të. Ka shumë organizata e biznese që përdorin Internet Explorer sepse aplikacionet e tyre nuk funksionojnë me shfletuesit modern. Microsoft thotë se do të mbështesë këtë modalitet në Edge deri në 2029 duke ju dhënë afat departamenteve IT të largohen prej atyre aplikacioneve të vjetra. /PCWorld Albanian

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme