Ministri turk Dönmez: Në 26 lokacione kemi gjetur rezerva nafte në sasi 60 milionë fuçi

Ministri turk i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Fatih Dönmez, tha se përveç zbulimeve në Detin e Zi, këtë vit janë gjetur rezerva me vlerë 60 milionë fuçi naftë në 26 lokacione në tokë, raporton Anadolu Agency (AA).

Dönmez sot në Ankara prezantoi planin e buxhetit të ministrisë për vitin 2022 para Komisionit të Planifikimit të Buxhetit të Asamblesë së Madhe Popullore të Turqisë.

Duke folur për përdorimin e gazit në Turqi, Dönmez tha se gazi përdorej vetëm në pesë qytete në Turqi në vitet 2000.

“Sot, gazi natyror furnizohet në të gjitha 81 provincat tona, në 604 rrethe. Numri i përdoruesve të gazit në vitet 2000 ishte 1,3 milion, ndërsa sot ky numër është rritur në 17,9 milionë. Tani mundësinë e shfrytëzimit të gazit e kanë 82 për qind e popullsisë, kurse aktualisht 56 ​​milionë banorë e shfrytëzojnë në mënyrë aktive gazin”, shpjegoi Dönmez.

Ai foli për kërkimin e hidrokarbureve dhe përpjekjet aktuale të prodhimit.

“Në zonat tona detare janë përfunduar 15 puse me anijet tona kombëtare. Në zonat tona tokësore janë shpuar 99 puse për nëntë muaj dhe janë kryer rreth 224 mijë metra shpime”, tha Dönmez, duke shtuar:

“Përveç zbulimeve në Detin e Zi, këtë vit kemi gjetur rezerva me vlerë 60 milionë fuçi naftë në 26 lokacione në tokë”.