Ministri turk Ersoy: Shqipëria është një vend me shumë mundësi për investime

"Shqipëria bashkë me popullin e saj është një vend me të cilin kemi pasur marrëdhënie kulturore prej shumë kohësh më parë.Dy popujt janë të afërt me njëri-tjetrin dhe janë dy shoqëri që kanë një të kaluar të përbashkët në histori", tha ministri Ersoy

Ministri turk i Kulturës dhe Turizmit, Mehmet Nuri Ersoy, në ditën e dytë të vizitës së tij në Shqipëri vizitoi Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta, raporton Anadolu Agency (AA).

Delegacioni i përbërë nga ministri Ersoy, ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük dhe Zv.kryetari i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), Mahmut Çevik u shoqërua nga ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti dhe zyrtarë të tjerë. Ersoy nga Margariti dhe zyrtarët mori informacion lidhur me punimet e kryera këtu.

Ersoy dhe Margariti, u ngjitën në një kullë të lartë në zonë dhe nga aty shikuan me dylbi peizazhin e detit dhe zonën e pyllëzuar.

Ersoy vlerësoi për gazetarët vizitën e tij në Shqipëri, ku ai theksoi se “Shqipëria bashkë me popullin e saj është një vend me të cilin kemi pasur marrëdhënie kulturore prej shumë kohësh më parë. Dy popujt janë të afërt me njëri-tjetrin dhe janë dy shoqëri që kanë një të kaluar të përbashkët në histori”.

Pasi bëri të ditur se Shqipëria është një vend kandidat në Bashkimin Evropian (BE) dhe se së shpejti pritet që të anëtarësohet në BE, Ersoy, vlerësoi se “Po kryejmë marrëveshje protokollare dypalëshe për të rritur, zhvilluar marrëdhëniet që vijnë nga e kaluara dhe për t‘ia transmetuar këto brezave të ardhshëm. Në këtë kontekst me Ministrinë e Kulturës janë përgatitur edhe një protokoll për kulturën, edhe një protokoll turizmi për zhvillimin e turizmit. Gjatë kësaj vizite janë kryer nënshkrimet e tyre. Po ashtu kemi pasur mundësinë edhe për zhvillimin e një takimi me kryeministrin Edi Rama”.

Gjithashtu ky vend në të njëjtën kohë është një vend shumë i përshtatshëm dhe me shumë mundësi të investimeve, nënvizoi Ersoy, i cili tha se në këtë kontekst janë ftuar investitorët turq.

“Mundësitë e investimeve kryesisht në çështjen e turizmit kanë një potencial të madh. Kanë kryer edhe shumë punë. Kemi pasur mundësinë që të shikojmë edhe këto punime, ku edhe ata vetë do të vizitojnë Turqinë. Me këtë do të shikojnë në vend se si mund t’i zbatojnë në vendet e tyre institucionalizimin dhe punimet që kemi kryer lidhur me turizmin në Turqi. Po ashtu kanë shprehur dëshirën të ftojnë investitorët në Turqi”, tha ministri turk Ersoy.

“Gjatë kësaj vizite gjetën mundësinë të na tregojnë rajonet, mundësitë potenciale të investimeve. Pas kësaj do të realizojmë bashkërisht të gjitha punimet e nevojshme për të vazhduar duke rritur trafikun mes dy vendeve” tha Ersoy.