E mitura abuzohej prej katër vitesh nga xhaxhai i babai

Historia e një 16-vjeçareje që abuzohej seksualisht prej katër vitesh nga një i afërm i saj ka tronditur këtë të enjte Gjirokastrën.

Nëna e të miturës është e tronditur nga ngjarja, ndërsa thotë se nuk e kishte kuptuar në asnjë moment se vajza e saj abuzohej seksualisht.

Vajza më ka thënë se që kur ishte 12 vjeçe dhe deri më sot që ai kryen marrëdhënie me vajzën. Unë nuk dija gjë fare.

Ajo rrëfen se vetë vajza i ka treguar për ngjarjen e rëndë: “Për herë të parë e kishte dhunuar te shtëpia e tij. Ai është xhaxhai i burrit. I ka vdekur gruaja dhe jetonte vetëm. Nuk e di si e ka gënjyer vajzën për herë të parë, se ajo ka qenë e vogël. Më tha vajza dje. Ka kryer vazhdimisht marrëdhënie me vajzën. As që më shkonte mendja, unë mendoja se ai na përkrahte”.

E ëma e 16-vjeçares thotë se abuzuesi vinte shpesh në familjen e tyre.

“Tani vajza shyqyr Zotit është mirë, mund të më kishte vdekur nga të qarat, e katërta ditë sot që qan. Kunati bëri denoncimin në polici. Nuk e dua më jetën. Kam dhe tre fëmijë të tjerë, nuk u kemi thënë. Burri është shumë keq, kemi frikë, nuk duam të merret vesh, do ishte keq për vajzën.”