Mjekët në Prishtinë protestojnë: Prej 8 vitesh pagat nuk na janë rritur

Ndryshe nga rutina mantel bardhët këtë herë nuk po bëhen gati për punë, por për protestë.

Përfaqësues të të gjitha kategorive të sistemit shëndetësor janë mbledhur para qeverisë për të kërkuar pjesëmarrje në grupin punues për hartimin e Projektligjit për Pagat, që do t’ua mundësonte rritjen e pagave dhe vlerësimin e barabartë të tyre.

Ata po ankohen se për tetë vjet pagat e tyre nuk janë rritur e dallimi me sektorin privatë është i lartë.

Si rrjedhojë, Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë, Blerim Syla ka paralajmëruar grevë nga java e ardhshme nëse nuk përfshihen në grupin punues.

Sipas kësaj federate, vetëm në tetë muajt e parë të këtij viti 122 mjekë të moshës mesatare 31 vjeçare kanë ikur nga vendi, dhe me qindra infermierë.