Mori ryshfet nga vajza e pacientes me covid, dërgohet për gjykim ish-sanitarja Tire Alldervishi

Prokuroria e Tiranes dergon per gjykim Tire Alldervishin, ish-sanitaren e spitalit Shefqet Ndroqi. Lajmi u be i ditur per BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Për gjykim cohën edhe Mira Bushi, Sheqerie Koci, Sidorela Çela, Erjola Jazxhi si dhe Gjylbra Halilaj, infermiere të këtij spitali, për akuzat e shpërdorimit te detyrës dhe mashtrimit. Po ashtu për gjykim është çuar edhe kolegia e Alldervishit, sanitarja, Rukie Hoxhaj.

Alldervishi, e cila ishte sanitare në spitalin COVID 2, u arrestua pas denoncimit nga vajza e një pacienteje të shtruar me COVID-19, të cilës i kishte marrë një shumë prej 8 milionë lekësh duke u hequr si infermiere në këmbim të shërbimit ndaj saj. Pacientja ndërroi jetë nga COVID-19 dhe nga bisedat me të bijën është zbuluar trajtimi çnjerëzor.