Denoncimi i PD, Salianji: Shqipëria një serë e madhe hashashi me urdhër politik të Ramës

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji deklaroi se Shqipëria është një serë e madhe me hashash, ndërsa shigjetoi akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

Duke iu referuar një raporti të OKB-së, Salianji shkruan se vendi ynë është i pari në Europë për prodhimin e hashashit.

“Pak ditë më parë, një fermer i dha fund jetës sepse produktet e tij kalbeshin për mungesë të tregut dhe subvencioneve. Në të njëjtat vështirësi janë mijëra fermerë, të braktisur nga një pushtet që prioritet dhe produkt kryesor ka hashashin. Shqipëria vijon të jetë një serë e madhe kanabsi, të parët në Europë për prodhimin e hashashit sipas raprotit të OKB-së, sepse kultivimi ndodh me urdhrin politik të atij që e ktheu vendin në Kolumbinë e Europës për të siguruar vota nga krimi i organizuar 👇”, shkruan Salianji, ndërsa ka publikuar edhe një video ku sjell një deklaratë të kryeministrit Edi Rama.