“Mos bëni si migjenianë”/ Arben Ahmetaj i drejtohet opozitës: Ju i sollët skemat piramidale, ne po përballojmë krizën me një sërë paketash

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Arben Ahmetaj, ka pranuar gjatë fjalës së tij në Kuvend që vendi dhe e gjithë bota po kalon një krizë, po shtoi se qeveria ka dhënë ndihmën e saj përmes një sërë paketash. Ahmetaj bëri një krahasim midis dy qeverive, atë të PD dhe atë të PS. Sipas tij, demokratët në krye…

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Arben Ahmetaj, ka pranuar gjatë fjalës së tij në Kuvend që vendi dhe e gjithë bota po kalon një krizë, po shtoi se qeveria ka dhënë ndihmën e saj përmes një sërë paketash.

Ahmetaj bëri një krahasim midis dy qeverive, atë të PD dhe atë të PS. Sipas tij, demokratët në krye kanë sjellë firmat piramidale dhe mossubvecionin, ndërsa nga ana tjetër, ai thotë se socialistët janë kujdesur për problematikat e qytetarëve.

“Të krahasohemi me kohën e PD janë dy botë të ndryshme. Që në momentin që flisni për oligarkë, ka një statistikë dhe një të vërtetë përtej statistikës. Që kur flisni për çmime ka një të vërtetë. Tatim fitimi për kompanitë ka qenë 15%. Sot biznesi I vogël paguan zero. Një qeveri oligarkësh e bën zero tatimin, një qeveri oligarkësh e merr tatimin e biznesit të madh nga 10 në 15% është qeveri oligarkësh? Po në anën sociale që sigurisht ka probleme Shqipëria. Dua t’ju lexoj një pasazh që po ndodh në ekonominë amerikane. Jemi në moment krize dhe inflacioni është sigurisht sa më I madh të jetë inflacioni aq më gërryes të jetë më të ardhmen. Shqipëria e ka 6.2% dhe më I larti e ka Bosnja Hercegovina.

Plus një arsye në zhvillim. Arsyeja e parë është që subvencionojmë rritjen e energjisë. Një qytetar që ka paguar 50 mijë lekë të vjetra prapë paguan këtë shumë. Këto janë subvencion nga buxheti I shtetit. Inflacioni po krijon më të ardhur momentale. Kjo quhet një e ardhur momentale. Po nga ana tjetër? Kemi paketën e pandemisë, ekskluzive që quhet mbajtja e të ardhurave duke subvencionuar shtresa në nevojë. Ky është program më social. E mbani mend Shkodrën, atë e keni bastion. U përmbyt? Iu premtuat që do e dëmshpërblinit, por u dëmshpërblyen nga ne. Në ’97-ën e shkatërruat me skemën piramidale. I gritë, u detyrua qeveria shqiptare për t’i subvencionuar. Mos flisni për anën sociale.

Mos u bëni migjenianë. Konsekuencë ndërkombëtare. Kjo është arsyeja që investitorët kanë funksionuar. Edhe autoriteti monetar bën të vetën për të balancuar çmimet dhe inflacionin. Rrugët e transportit kanë problematikat e tyre, çmimet e energjisë rrit koston e prodhimit. Kur flasim duhet të jemi shumë racional. A mund të bëjë qeveria më tepër? Kemi dhënë paketa sociale, me një politikë për rindërtimin. 352 kompani kanë përfituar. Doni ta debatoni me mua? E keni zyrtare, janë gati 112 kompani që kanë përfituar kontrata. Mbi 100 e ca në Bashkitë e Tiranës. E dini se sa kompani rrugësh merrnin tendera dikur, 4 e gjysmë. Imagjinoni një proces transparent. Diskutoni që keni bërë gjënë e denjë. Kaloni në anën tjetër. Si mendoni të qëndrojnë investimet në mes të rrugës? Po një qeveri rri duarkryq? Do të bëjmë gjënë e duhur, e kemi bërë dhe do të arrijmë ta bëjmë. Nëse do të kemi nevojë për paketa sociale do të bëjmë sërish. A e kishit menduar që brenda dekadës të kishit tre aeroporte, po bëhet i Vlorës, Kukësi atje, Tirana ka miliona vizitorë”, tha Ahmetaj.