“Mos të nxitohen gjithollogët dhe analistët”, Rama i bie ‘gjoksit’ me ngarkesën e dytë të vaksinave që pritet të vijë nga BE

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjete sociale, nuk e ka fshehur entuziazmin për ardhjen e ngarkesës së dytë të vaksinave të siguruara nga Bashkimi Evropian.

Rama shprehet se nga 650 mijë vaksina, të vëna nga BE në dispozicion të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria do të marrë 145 mijë doza.

“Shqipëria siguron dozën e dytë më të madhe nga kontrata e Bashkimit Europian me 6 vendet e rajonit për vaksinat Pfizer që BE do të shpërndajë në rajon

Plot 145 mijë vaksina nga 651 mijë gjithsej për Ballkanin Perëndimor, do t’i marrë Shqipëria, kështu që herë tjetër mos të nxitohen analistêt gjithologë dhe politikanët llogjellogë, kur gjykojnë qëndrimet e mia ndaj BE, në emër të popullit shqiptar

Shumë faleminderit Komisionit Europian, Presidentes Von der Leyen, Komisionerit Varheley dhe ambasadorit Soreca, që e dēgjuan, repsektuan e përsëri po e ndihmojnë Shqipërinë, si miq të çmuar të këtij populli”, shprehet Rama.

Lajme të ngjashme

Comments are closed.