Moti i keq/ Emergjencat Civile shpërndajnë mbi 500 pako ushqimore për zonat e thella të qarkut Shkodër

Mbi 500 pako kryesisht me ushqime dhe detergjentë u shpërndanë nga Agjencia Kombëtare të Emergjencave Civile në bashkitë Pukë dhe Malësi e Madhe.

Pakot ushqimore u siguruan nga Rezervat Materiale të Shtetit pas kërkesës së bërë nga kryetarët e këtyre bashkive dhe prefektja.foto galeri

Konkretisht, në bashkinë Pukë u transportuan 300 pako, ndërsa në atë të Malësisë së Madhe 205 të tilla.

Pakot në këto zona të thella u dërguan në ndihmë të familjeve në nevojë, ato me probleme sociale, shëndetësore apo të moshuar që jetojnë vetëm dhe që kanë hasur vështirësi të theksuara nga moti i ashpër dhe temperaturat e ulëta.

foto galeri

Në bashkinë Malësi e Madhe pakot u dërguan në njësinë administrative Kelmend.

Pakot iu dorëzuan kryetarëve të 8 fshatrave të Kelmendit, siç janë Vermosh, Lëpushë, Selcë, Tamarë, Brojë, Kozhnje, Nikç, dhe Vukël, për t’iu shpërndarë më pas banorëve në shtëpitë e tyre, ndërsa në Pukë pakot u shpërndanë për fshatrat e thellë të njësive administrative Qelëz, Qerret, Gjegjan dhe Rrapë.foto galeri