Numër i lartë vdekjesh në 24 orët e fundit nga COVID-19, mbi 1100 qytetarë të infektuar

Ministria e Shëndetësisë raportoi sot se 7,554 testime, 1,164 qytetarë kanë rezultuar të infektuar. Në 24 orët e fundit janë shënuar 9 humbje jete dhe 1,987 të shëruar. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund…

Ministria e Shëndetësisë raportoi sot se 7,554 testime, 1,164 qytetarë kanë rezultuar të infektuar. Në 24 orët e fundit janë shënuar 9 humbje jete dhe 1,987 të shëruar.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.
MSHMS apelon qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Ministria e Shëndetësisë i kujton qytetarëve se respektimi i protokolleve anticovid është domosdoshmëri për mbrojtjen e shëndetit.
Vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Shmangni grumbullimet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e Covid-19.
Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 7,554 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1,164 qytetarë, në këto bashki:
529 në Tiranë, 64 në Vlorë, 52 në Shkodër, 46 në Durrës, Fier, 44 në Krujë, 33 në Gjirkastër, 32 në Lushnje, Berat, 22 në Sarandë, Elbasan,15 në Lezhë, 11 në Kamëz, Korçë, Skrapar, 10 në Patos, Devoll, Dimal, Kuçovë, Gramsh, 8 në Malësi e Madhe, Kurbin,Vorë, Divjakë, Tepelenë, Peqin, 7 në Kukës, Kavajë, 6 në Vau i Dejës, 5 në Selenicë, Kolonjë, Cërrik, 4 në Mirditë, Shijak, Mat, Mallakastër, Delvinë, Pogradec, Librazhd, 3 në Fushë -Arrëz, Tropojë, Himarë, Memaliaj, Poliçan, Belsh, 2 në Has, Rroskovec, Libohovë, Përmet, Këlcyrë, Maliq, Prrenjas, 1 Dibër.

Janë 17,236 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 128 pacientë, nga të cilët 23 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka nëntë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: Një qytetar nga Puka 49 vjeç, tre qytetarë nga Fieri 58-85 vjeç, tre qytetarë nga Tirana 61-79 vjeç, një qytetar nga Durrësi 73 vjeç, një qytetar nga Berati 80 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 1,987 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 240,642 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (02 Shkurt 2022)

Raste të reja ditore 1,164
Të shëruar në 24 orë 1,987
Të shtruar në spitale 128
Humbje jete në 24 orë 9
Testime ditore 7,554

Testime totale 1,678,905
Raste pozitive 261,240
Raste të shëruara 240,642
Raste Aktive 17,236
Humbje jete 3,362

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 7,702
Fier 1,705
Shkodër 1,598
Vlorë 1,320
Elbasan 1,040
Gjirokastër 886
Berat 733
Lezhë 653
Korçë 648
Durrës 509
Kukës 313
Dibër 129