MPB e Turqisë: Mbi 400 mijë sirianë janë kthyer në vendin e tyre

Derisa Turqia ende strehon më shumë refugjatë sirianë në botë se çdo vend tjetër, operacionet e saj antiterroriste përtej kufirit në veri të Sirisë që nga viti 2016 kanë lejuar qindra mijëra sirianë në Turqi të rivendosen në atdheun e tyre

Turqia aktualisht strehon 3.58 milionë sirianë, ndërsa mbi 400.000 janë kthyer në vendin e tyre, sipas shifrave zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Turqisë të lëshuara sot, transmeton Anadolu Agency (AA).

Derisa Turqia ende strehon më shumë refugjatë sirianë në botë se çdo vend tjetër, sipas shifrave, operacionet e saj antiterroriste përtej kufirit në veri të Sirisë që nga viti 2016 kanë lejuar gjithashtu qindra mijëra sirianë në Turqi të rivendosen në atdheun e tyre.

Duke folur në një konferencë mujore të lajmeve, zëdhënësi i ministrisë Ismail Catakli shpalosi numrat më të fundit për operacionet antiterroriste në të gjithë vendin gjatë muajit prill.

“Gjithsej 8.163 operacione janë kryer në zonat rurale, përfshirë tre operacione të mëdha dhe 27 të mesme ndërsa 252 operacione janë kryer nëpër qytete në prill”, tha Catakli.

Duke nënvizuar se grupi terrorist YPG/PKK po është duke parë shifrat më të këqija të rekrutimit ndonjëherë, ai tha se kanë arritur të tërheqin vetëm 13 anëtarë të rinj që nga fillimi i vitit.

Catakli tha se gjithsej 37 terroristë u neutralizuan gjatë operacioneve antiterroriste në muajin prill.

Autoritetet turke shpesh përdorin fjalën “të neutralizuar” në deklarata për të nënkuptuar se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vrarë ose kapur.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e cilësuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG është nëndega siriane e PKK-së.