Studentët kërkojnë të jenë pjesë e zgjedhjes së drejtuesve të rinj në universitete

Studentët duan të votojnë!

Zgjedhjet në universitete pritet të zhvillohen në datën 12 qershor, sipas urdhrit të ministrisë së arsimit. Ndërsa gara për regjistrimin e kandidatëve për rektor e anëtar senati ka nisur.

Por për shkak të mbylljes së auditoreve, dhe fakti që nuk do të jenë të pranishëm në universitete studentët po kundërshtojnë zgjedhjet nëpërmjet një proteste nga shtëpia.

Fushata online e tyre , ku në rrjete sociale vendosin foto profili me sloganin “nuk ka zgjedhje pa studentë” synon të shtyjë zgjedhjet pas përfundimit të fatkeqësisë natyrore, raporton Top Channel.

Gjithashtu, Unioni i Këshillave Studentore i ka kërkuar ministrisë së arsimit që të shtyjë procesin zgjedhor deri në kthimin e të gjithë studentëve në auditore. Si dhe, studentët në bashkëpunim me ekipin e qëndresës qytetare kanë ndërrmar hapa të tjerë veç protestës online.