Nafta zgjeron ndjeshëm fitimet. Mbështetet nga vaksina e kompanisë Moderna dhe OPEC+

Komiteti ministerial i prodhuesve të naftës, që është një grup këshillues, do të zhvillojë një takim të enjten, ndërsa vendimet do të merren në takimin e ministrave të energjisë, të cilët mblidhen më 30 nëntor dhe 1 dhjetor.

Nafta është rritur ndjeshëm në orët e pasdites, për shkak të shpresave se OPEC+ do të vijojë me marrëveshjen aktuale të uljes së prodhimit me 7.7 milionë fuçi në ditë, e cila skadon në fund të këtij viti.

Një mbështetje tjetër, çmimet e gjetën nga kompania Moderna, e cila deklaroi se të dhënat e fazës së tretë të testimeve treguan se vaksina ka një efektivitet prej 94%. Rritja e infektimeve me koronavirus në Europë dhe në SHBA po dëmton kërkesën për naftë.

Në anën tjetër, rritja e prodhimit nga Libia po ushtron presion mbi çmimet. Të dhënat e publikuara në Kinë dhe Japoni, treguan një rritje të përpunimit të naftës në rafineri, gjatë tetorit. Madje, rafinerit në Kinë, që është ekonomia e dytë më e madhe në botë, përpunuan nivelin më të lartë të naftës në histori.

Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 43.2 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 40.5 dollarë për fuçi. Të dyja kontratat u rritën me rreth 8% në sesionin e kaluar, për shkak të shpresave për të pasur një vaksinë kundër Covid-19 dhe mundësive që OPEC+ të mos rrisë prodhimin.

Komiteti ministerial i prodhuesve të naftës, që është një grup këshillues, do të zhvillojë një takim të enjten, ndërsa vendimet do të merren në takimin e ministrave të energjisë, të cilët mblidhen më 30 nëntor dhe 1 dhjetor. /Scan